Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ishte ndeshja e fundit nga kampionati shqiptar për këtë sezon, që luhej në stadiumin “Air Albania”.

Në muajin maj në Shqipëri do të zhvillohet finalja e Conference League dhe për këtë arsye stadiumi do të mbyllet deri atëherë, për të mos u zhvilluar asnjë ndeshje, pasi do të bëhet gati.

Në këtë situatë, Tirana që këtë sezon e kishte përdorur “Air Albania” si stadium të ndeshjeve si vendas, tani duhet të zhvendoset diku tjetër.

Bardheblutë do të rikthehen në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”, për t’i luajtur aty ndeshjet e mbetura të kampionatit. Kjo u njoftua edhe nga presidenti Refik Halili, pas derbit me Partizanin.