Pas mbrojtësit Hakaj, Vllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato. Pasditen e së hënës ajo ka firmosur dhe më pas zyrtarizuar, blerjen e saj të rradhës, sulmuesin brazilian Kaina. Ky i fundit sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Besës së Kavajës.

Me lojtari 24 vjeçar është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe nga nesër ai do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Brdariç. Kemi të bëjmë me një sulmues shtatëlartë që sëbashku me kroatin Aralica apo dhe lojtarët e tjerë të këtij reparti, do t’i garantojnë skuadrës golat në sezonin e ri.

Megjithatë merkatoja e kuqebluve mund të mos konsiderohet e mbyllur me Kainën. Drejtuesit e klubit janë duke punuar fort për të gjetur edhe një mesfushor organizator deri në afatin përfundimtar të mbylljes së merkatos.

Vllaznia ne fakt po vuan prej vitesh per nje lojtar te tille dhe pavaresisht perpjekjeve qe jane bere, asnjehere nuk eshte gjetur i duhur. Mbase mund te vije kete here, por gjasat jane pak te veshtira.

Ne repartin ofensiv skuadra ka disa alternativa tashme, por kuptohet qe duhet edhe nje njeri qe “t’i vere ne pune ato”. Prandaj dhe po ngulohet shume ne kete pike../SHKODRA-SPORT.COM/