Milani ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në këtë fund kampionati ku vëmendja e kuqezinjve është të ruajnë pozitat në katërshen që çon në Ligën e Kampioneve e jo të mendojë për titullin që duket i destinuar të përfundojë në duart e Interit.

Në ndeshjen ndaj Parmës,. kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Rebiç që në fillimin e sfidës dhe dukeshin në kontroll të plotë, teksa dyfishuan shifrat para fundit të pjesës së parë me anë të Kesit. Gjithçka dukej e thjeshtë, por ndryshoi për shkak të Ibrahimvoiç.

Ky i fundit i tha ndonjë fjalë me tepër se sa duhej gjyqtarit e ai nuk ngurroi duke i treguar suedezit kartonin e kuq.

Tabloja e ndeshjes ndryshoi pasi Parma besoi se mund të kthente fatin e duelit, duke shënuar me anë të Galiolos e e duke vënë nën trysni kuqezinjtë. Për fatin e mirë të tyre, Donaruma u tregua në lartësinë e duhur në tentativat drejt katërkëndorit të tij dhe në fund ishte Leao ai që vulosi golin e 3-1 që mbylli sfidën dhe i dha këtë sukses të rëndësishëm Milanit. /vipsport/