“Surpriza” Peru nuk mund të konsiderohet e tillë. Skuadra modeste tregoi muskujt e saj në momentin dhe çastin e duhur. Të besuarit e Gareca i dhanë leksione të mira futbolli kampionëve në fuqi të Kupës së Amerikës, Kilit, teksa i mposhti 3-0 për të siguruar finalen e madhe.

Që do ishte një takim i vështirë për Sanchez me shokë u pa që në minutat e para. Pas 80 sekondash lojë, Peruja doli rrezikshëm në sulm, por në fund u gabua vetëm shënjestra.

Kili mendoi të reagojë,megjithatë ata që shënuan ishin peruanët. Top në zonë, një devijim me kokë dhe sfera shkoi në këmbët e Flores, i cili pavarësisht pozicionit të vështirë tund rrjetën.

Akoma dhe më i bukur goli i dytë, ku një gabim i Arias la portën e zbrazur, duke i dhënë mundësinë Yotun të dyfishonte. Në minutat e fundit të kohës së rregullt kishte kohë edhe për golin e tretë të Perusë, por edhe një penallti penenka të dështuar nga Vargas.

Përfundimisht 3-0 dhe Peruja është në finalen e madhe, aty ku e pret Brazili vendas. Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën e 7 korrikut. Ndërkohë, finalja e vogël mes Argjentinës dhe Kilit 24 orë më parë./newsport/