Tirana e zhgenjyer nga humbja ne Shkoder afrimi tashme ne renditje i Vllaznise, kuptohet qe nuk e ka mirepritur nje disfate te tille dhe si rrjedhoje, pjestare te saj apo dhe gazetare te ndryshem qe jane prane bardhebluve kane kontestuar 11-metershin e kuqebluve.

Ne fakt me mire se kushdo per kete moment jane specialistet e movioles ata qe duhet te flasin dhe pas Bujar Pregjes, ka qene Lorenc Jemini qe ka dhene fjalen e tij per kete moment qe vendosi dhe fatet e kesaj ndeshje.

Ne emisionin “Procesi Sportiv” sa i takon ketij 11-metershi ai eshte shprehur: “Eshte nje moment qe ka hapur shume polemika por une do te thoja se ai i ka te gjithe elementet per te qene 11-metersh.

Mbrojtesi i Tiranes nuk ka asnje qellim per te luajtur me topin, as te dyluftoje dhe asgje tjeter. Qellimi i vetem i tij eshte te pengoje Balajn qe te mos kerceje per te gjuajtur topin me koke. Dhe po ta shohesh mire, qe nga momenti i pare dhe deri ne fund nuk e leshon sulmuesin e Vllaznise.

Edhe pse e ka mbajtur duke e futur nen sqetull. Ata qe kane luajtur futboll e dine fare mire se nese te mban poshte, nuk arrin te kercesh dot. Prandaj them se ky rast eshte 11-metersh i paster ne favor te Balajt dhe nuk ka si te jete ndryshe”./SHKODRA-SPORT.COM/