Nje vit me pare me ate gol ne minuten e 122-te i dha kualifikimin Vllaznise ne turin e dyte te “UEFA Women Champions League” por sot do te mungoje ne fushe ne sfiden ndaj Ferencvarosh.

Arbiona Bajraktari ka qene e pafat sepse eshte demtuar serish dhe do te jete nje mungese e madhe ne sfiden e ores 20.00 ndaj kampiones hungareze.

Megjithate ajo ndonese larg skuadres fizikisht, ka dashur te jete prane shoqeve te ekipit me zemer e shpirt e kete e ka bere me nje mesazh qe u ka derguar te gjithave pikerisht pak ore para ndeshjes.

Nje mesazh qe ajo e ka shoqeruar me foton e gezimit te vjetshem kur te gjitha vajzat perqafohen me te per suksesin ne Europe dhe Arbiona kerkon t’i perfaqesoje serish shoqet e saj por kete here nga larg, megjithate duke i dhene moral se mund t’ia dalin edhe pa te.

Ne mesazhin e saj, Bajraktari shkruan:
Përshëndetje vajza. Sot desha me ju uru shumë fat e ishalla një paraqitje shumë të mirë e një fitore shumë të madhe prej prej juve.

Vlerësojeni maksimalisht mundësinë që ju jepet qoftë edhe një minutë me luajt se jo gjithëkush e ka mundësinë me kenë në mesin e atij klubi. Jepni gjithçka dhe sa të mundeni sot. Ju përqafoj fort kështu si në foto. Forca!”