Kampionati i futbollit të femrave do të rikthehet ditën e nesërme. Kjo javë e kampionatit do të nisë me sfidën Murlani-Lushnja, që do të zhvillohet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 13:00.

Shkodranet renditen në vendin e pestë në kampionat, teksa kanë marrë gjashtë fitore, pesë humbje dhe një barazim.

Ndërkohë, Lushnja ka një numër shumë të vogël pikësh, vetëm tre të tilla, ku ka marrë një fitore në fillim të kampionatit dhe 13 humbje në javët në vazhdim të kampionatit.

Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë mjaft interesante, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë më të mirën e tyre. Ndeshja do të luhet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 13:00.

Maringlen ZHIVANI