Mbremja e madhe e boksit ne Shkoder po afron. Pas 12 ditesh, saktesisht me 22 janar ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te zbresin kater emra te shquar te boksit shqiptar te cilet do te zhvillojne ndeshjet e tyre te rradhes ne boksin profesionist.

Tashme çdo gje eshte e percaktuar dhe mbetet vetem ta shijojme ate mbremje e cila do te startoje ne oren 17.00, fillimisht me dy ndeshje te boksit olimpik dhe me pas ne ring do te zbresin ata te shumepriturit.

Senad Drini do te kerkoje ta nise mbare rrugetimin e tij ne kete lloj boks. Ai eshte nje djale i ri i cili ka kohe qe stervitet me shume pasion bashke me trajnerin Jetmir Kuçi dhe tashme ka ardhur momenti per te testuar veten ndaj nje kundershtari anglez.

Pas tij do te zbrese ne ring Arjon Kajoshi qe do te ndeshet me nje kundershtar bjellorus ndersa rradha do te vijoje me boksierin fierak Xhulio Vrenozi i cili do te kete perballe nje boksier anglez.

Mbremja do te mbyllet me ndeshjen e shumepritur te Nelson Hyses po ndaj nje boksieri anglez. Shkodrani i suksesshem do te kerkoje fitoren e tij te gjashte ne boksin profesionist dhe ngjitjen edhe me tej ne ranglisten boterore.

Ne kete menyre, mbremja e 22 janarit padyshim qe do te jete e mirepritur per sportdashesit shkodrane te cilet qe tani kane nisur interesimin e tyre per biletat e ketij spektakli qe jo me kot eshte quajtur “nata e kampioneve” sepse ne ring do te jene vertete kampionet e medhenj te boksit shkodran e shqiptar.
Gjergj KOLA