Një sëmundje e rëndë i mori jetën sot “ikonës” së gazetarisë sportive në vend, Vladimir Grillos. Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shpreh ngushëllimet.

Numri një i futbollit në Shqipëri e cilëson Grillon si një simbol të komentit sportiv, i cili ka shoqëruar çdo ngjarje sportive që i ka takuar Shqipërisë.

“Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo.Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje.

Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri!U prehsh i qetë në parajsë, Ladi!Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv” – shkruan ai./newsport/