Një nga lojtarët më me përvojë i ekipit të volejbollit të Vllaznisë, Nikolin Qafarena, i është rikthyer sërish stërvitjes. Ai para disa kohësh kishte vendosur që të mos bashkohej me shokët e tjerë të ekipit në stërvitje duke mos u bënë nën urdhërat e trajnerit Mikopli sepse kishte pretendime financiare. Drejtuesit e klubit ishin munduar t’ia shpjegonin se nuk mund të kishte rritje të pagës aq sa mendonte ai megjithatë lojtari me përvojë nuk u bind dhe për këtë arsye, për një muaj me rradhë vendosi të mos stërvitej duke menduar edhe kalimin në ekipe të tjera apo dhe lënien e sportit.

Por në fund ka triumfuar pasion për volejbollin. Qafarena prej pak ditësh i është bashkuar sërish ekipit në stërvitje dhe trajneri Mikopli natyrisht që duket më i kënaqur ndonëse boshllëku i krijuar nga largimi i Xhorxheviç, Anton Qafarenës dhe Kristian Kolës sigurisht që ka krijuar një boshllëk jo të vogël. Megjithatë me Nikolin Qafarenën sërish në përbërje, Vllaznia do të tregojë se mbetet përsëri një nga ekipet më të mira ta kampionatit.

© shkodrasport.com