HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjeriu i momentit tek Vllaznia, Silvio Zogaj: Golat s'mjaftojnë, duhet fitorja me...

Njeriu i momentit tek Vllaznia, Silvio Zogaj: Golat s’mjaftojnë, duhet fitorja me Bylis

Brenda kater ditesh ka shenuar dy gola dhe duket se eshte njeriu i momentit tek Vllaznia. 22 vjeçari Silvio Zogaj dje “ka ulur ne stol” brazilianin Junior dhe ne fakt ia ka shperblyer trajnerit Dedja.

Ka shenuar golin e pare ne minuten e 7-te dhe perpos kesaj ka qene gjithnje nje rrezik i vazhdueshem per kundershtarin duke marre kesisoj vleresimet e duhura jo vetem nga stafi por edhe nga specialistet.

Pas ndeshjes per mediat, Zogaj eshte shprehur: “E filluam shume mire takimin. Pjesa e pare ishte e gjitha e jona, por ne te dyten gabuam. Hyme me mendimin se do te godisnim serish kundershtarin apo te pakten te ruanim avantazhin. Mendoj se ne minutat e fundit patem serish mungese perqendrimi dhe per pasoje u ndeshkuam me dy gola per te ardhur keq.

Ne kete mes ka ndikimin e vet edhe pergatitja fizike, pasi vijme pas nje pushimi te gjate. E pesuam prej shperqendrimit. E megjithate, çdo gje eshte e hapur sa i takon kualifikimit. Do te kerkojme pse jo edhe fitoren ne Durres”.

Megjiyhate deri tek ndeshja e kthimit e kupes ka ende shume kohe dhe tashme vemendja eshte spostuar tek sfida e rradhes per kampionat, ajo qe do te zhvillohet te henen po ne stadiumin “Loro Boriçi”, ndaj ekipit te Bylisit. Duke folur ne lidhje me kete takim, Zogaj eshte shprehur:

“Jo vetem ndaj Bylisit, por te gjitha ndeshjet e mbetura tashme jane finale. Ne do te kerkojme qe ta fitojme kete 90 minutesh dhe gjithe te tjeret qe do te vijne pas tij”.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments