Rikthimi tek Mançester Junajtid nuk ka shkuar ashtu siç pritej për Kristiano Ronaldon. Portugezi ka prishur me kohë marrëdhënien me trajnerin, por dhe statistikat flasin kundër tij.

Në barazimin 1-1 ndaj Bërnleit, portugezi nuk arriti të linte gjurmë.

Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që Ronaldo nuk shënon në këtë sezon. Një statistikë kaq negative CR7 nuk e ka pasur që në vitin 2010.

Hera e fundit që 37 vjeçari ka shënuar ishte në 30 dhjetor në ndeshjen kundër Klarets me Junajtid që fitoi me rezultatin 3-1.