Zhgenjen Shqiperia! Madje totalisht, ne loje e ne rrezultat. Dhe ja u ze ne gryke festen e shumepritur tifozeve te saj te mrekullueshem por edhe krejt shqiptareve brenda e jashte Shqiperie qe ne mbremjen e se Henes se 20 nentorit 2023 meritonin me shume respekt prej Kombetares se tyre e ishin pergatitur te festonin gjate e mbare-shqiptarisht.
Por fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu.

Jo vetem prej barazimit te shemtuar 0-0 me Ishujt Faroe, skuadren e fundit te grupit tone, por mbi te gjitha me lojen e zhvilluar prej kombetares sone te cilen pa e tepruar hiç fare une do ta etiketoja Mizerrabel!

Nje skuader me shume se sa modeste qe vjen e na merr barazimin ne fushen tone e ku gjate ndeshjes dukej se ne luanim me 10 lojtare e ata me 14 dhe merr piken e 2 ne keto eliminatore dhe vetem kaq dhe ja merr ate pike Shqiperise se pares se grupit e brenda ne fushe te saj.

Nje Shqiperi e forte me te fortet dhe paradoksalisht e dobet me te dobetit sa keq. Nje Shqiperi qe gjate gjithe kohes ra viktime e skemes taktike te kundershtarit 4-1-4-1. Nje Shqiperi qe vetem pasonte pa fund pa rrezikuar kerkund, gabonte, pasonte e vraponte kuturu e per asgje.

Nje ndeshje ku prej kesaj kombetareje lipsej me shume respekt e mirenjohje per lojtarin e saj te 12-te, tifozin e mrekullueshem shqiptar gje qe fatkeqesisht nuk ndodhi. Keqardhje vertet!

Nje ndeshje qe duhet harruar 1 ore e me pare por edhe nje ndeshje qe duhet ta beje me dhimbje koke e ta shqetesoje shume seriozisht trajnerin Sylvinjo sidomos per vijen sulmuese.

Me plot gojen mund te them se askush nuk meriton me shume se nota 4 ne kete ndeshje ndersa kundershtari ka meriten e vet qe s’na la asnje minute te vetme te dalim e te bejme lojen tone.

E pra ne finalet e Europianit nuk ka me Ishujt Faroe e as Moldavi ndaj sirenat e alarmit duhet te bien fort qe sot.
Nje Shqiperi qe eshte e para e grupit jo me diference pikesh nga vendi i dyte Cekia por me pike te barabarta me te dhe thjesht pasi e ka mundur ate ne ndeshjen direkte.

Sinqerisht isha pergatitur per nje shkrim te llojit krejt tjeter, por kur ne Dasem mungon orkestra nuk mund te kercesh dot e as te argetohesh asesi.

Faleminderit djemve e Sylvinjos per gjithe ç’ka bene gjate ketij edicioni dhe them se sot duhet te kene kurajon qytetare e profesionale qe pike se pari te mos i gezohen ende kualifikimit e as vendit te pare ne grup ne kete lloj menyre por t’u kerkojne falje krejt shqiptareve kudo qe jane per kete lloj fundi pa lavdi e per kete lloj ndeshje e kete lloj rrezultati qe te ben vertet me dhimbje koke e te shqeteson jo pak!