Kane kaluar me shume se tre jave nga incidenti qe ndodhi ne takimin mes Tiranes e Vllaznise per javen 7-te te kampionatit kombetar per femra dhe me ne fund u be i njohur reagimi i FSHF-se. Tashme nuk po merremi me ngjarjen se si u zhvillua ajo, ku nuk ishte vetem nje “zenke” e formatit femer, por kaloi ne permasa shume agresive pasi perveç futbollisteve, stafit teknik e drejtues, u perfshine brenda fushes nje grup agresiv i tifozerise kryeqytetase.
Kjo e fundit, pra perfshirja e tifozerise kryeqytetase i dha episodit ngjyrat e nje skene qe nukishte pare as ne kampionatin e Superiores.
Denimet e FSHF-se ishin nje formule ekulibruese per mos te lene te paprivilegjuar asnjeren skuader. Pra Vllaznise i njihej humbja 0-3 ne tavoline per thyerje disipiline ndersa Tiranes i hiqeshin tre pike per mosmarrje masash ne organizimin e takimit. Nderkohe edhe masa ndaj drejtuesve te dy ekipeve ishte e padiferencuar, perjashtim deri ne fund te sezonit futbollistik 2023-2024 te z.Lazer Matija, president i Klubit Vllaznia dhe znj.Edonisa Aliu, drejtoreshe e klubit Tirana.
E bera kete panorame per te vazhduar me nje konstatim qe Komisioni i Disiplines dhe Etikes prane FSHF-se duhej te bente nje diferencim ne kete ngjarje.
Dhe konkretisht ekipi i Tiranes eshte perfeshire jo vetem ne zenken ne mes fubollisteve te kryeqytetit
me ne krye drejtoreshen znj.Aliu por ne kete zenke jane perfshire spektatoret e njerez te paautorizuar per te qendruar brenda fushes se futbollit. Kjo e dyta duhej vlersuar si nje shkendije per t’i dhene permasa me shume konfliktit te padeshirueshem e te denuar si gjest antisportiv.
Duke qene se te dy ekipet jane pretendente per titlullin kampion, biles me pike te barabart (pas denimeve me nga 24 pike), FSHF dhe sektori perkates duhej te kishte vleresuar me shume organizimin e kesaj ndeshje, ne nje stadium me kushte sigurie me te mira.
Kjo qe ka ndodhur ne mes Vllaznise e Tiranes i ve nje njolle jo vetem dy ekipeve e drejtuesve te tyre, por edhe sektorit perkates ne FSHF. Ekipi i Vllaznise nje krenari jo vetem per djepin e futbollit shkodran por edhe atij shqiptar, me nje prezantim shume ambicioz e profesionalizem, jo vetem ne kampionatin kombetar me 10 tituj kampioni, por edhe ne arenen nderkombetare me dy pjesmarrje ne Ligen e Kampioneve, bile ne nje rast duke kaluar ne fazen e grupeve duke bere qe ne tabelen elektronike te lexoheshin emrat e klubeve me legjendare te Europes si Real Madrid, Çelsi e PSG dhe ne Shkodrate gjallerohej edhe me shume kur nuk mungonin edhe tifozerite e ketyre ekipeve, ku kontributi i Presidentit Lazer Matija eshte per t’u pershendetur e mbeshtetur nga Bashkia e Shkodres, FSHF, pse jo dhe nga Qeveria qe nuk me ka rastise te degjoje Ministrat e Sporteve te Rilindjes te pergezojne kete ekip, trajneret e saj te perkushtuar N. Leka e F. Rexhepi, etj.
Kjo qe iu be Vllaznise eshte nje prapaskene e miremenduar dhe orkestruar me qellim nga kundershtaret e saj, te cilet duke mos patur takat ta mposhtin ne tapetin e blerte, gjeten rrugen e mposhtjes me rrugen jo te ndershme e jo sportive.
Edhe pse Presidentit z. Lazer Matija masen ekstreme qe i dha Disiplina e Etika do ta kaloje me perkushtimin ndaj futbollit per t’i dhene Shkodres se bashku me ato vajzat e talentuara dhe stafin teknik duke patur dhe mbeshtetjen e spektatoreve qe pas ketij incidenti duhet te jene sa me prane ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçci”.
Ato qe menduan te mposhtin Vllaznine me rrugen e saj drejt titullit kampion me te tilla forma, do te mbesin te
zhgenjyer pasi rrugetimi i saj do jete edhe me i sigurte drejt titullit te 11-te e pjesmarrjes ne Kupat
e Europes.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 30.12.2023