

17 trajnerë, sportsitë e instruktorë i janë nënshtruar një trajnimi në sportin e xhudos. Kualifikimi është realizuar në Vau Dejës që është edhe qendra e xhudos në Shqipëri konkretisht në mjediset e Akademisë “Albani Xhudo Kodokan” e cila drejtohet nga mjeshtri i xhudos Anton Shkoza. Të trajnuarit nga data 21 gusht deri me 27 gusht kanë qenë pjesë e këtij kualifikimi duke qëndruar për 7 ditë me radhë në Vau Dejës.

Ekipi i futbollit per femra, “Juban-Danja” eshte krijuar me 6 shtator te vitit 2005 ne Juban te Shkodres, Komuna Guri i Zi. Ndonese futbolli i femrave akoma nuk kishte filluar te luhej ne Shqiperi, “Juban-Danja” eshte i pari ekip zyrtar ne futboll per femra.

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve që do të zhvillohet në sportin e shahut. Gara e rëndësishme për të rinj do të zhvillohet në shtetin e Bullgarisë në qytetin e Albena. Pjesë e kuqezinjve do të jetë edhe shahisti që vjen nga skuadra e Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Franc Ashiku.

Në Federatën Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti për Kampionatet e meshkujve dhe femrave për të rritur si dhe janë përcaktuar datat për fillimin e sezonit të ri. Tek meshkujt Kampionati është përcaktuar të nisë me 15 tetor. Skuadra e Vllaznisë, si zakonisht vitet e fundit edhe kësaj here do të jetë një nga ekipet pretendente për fitimin e trofeve.

Kristian Shytani shpallet si boksieri me teknik ne aktivitetin e zhvilluar ne Sarajeve.Aktivitet i cili startoi me date 10 shtator dhe zgjati 2 dite.Pas 2 ndeshjeve vertete konkuruese Shytani meritoi vendin e pare dhe gjithashtu iu dha edhe kupa si boksieri me teknik i aktivitetit.










