Partizani barazoi dje 1-1 me Dinamon në miqësoren e zhvilluar në Pogradec. “Demat” e Mehmetit janë në fazën përgatitore para nisjes së sezonit në 20 gusht në elitën e Shqipërisë, ndërsa nuk kanë hequr dorë nga merkato.

Nga Korça bëjnë me dije se të kuqtë janë pas yllit të Skënderbeut, 23 vjeçarit Elvi Berisha. Fieraku prej 2020 ka qenë pjesë e korçarëve, teksa në 2017 Tirana e shiti te Leganes në Spanjë.

Tanimë me korçarët në Kategorinë e Parë, sulmuesi anësor po sheh mundësinë e largimit nga Korça, me Takaj që nuk e shet pa ofertën e duhur pasi Berisha ka edhe një vit kontratë.

Nëse palët do gjejnë gjuhën e përbashkët, kjo pritet të shihet deri në fundin e merkatos.