Ndeshja PARTIZANI – VLLAZNIA është mbyllur pa gola, por me shumë polemika ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Kjo ishte sfida e parë, ndërsa e dyta do të zhvillohet në datën 13 prill.

Në fundin e takimit, Vllaznia realizoi me Ante Aralicën, por pas ndërhyrjes së VAR-it, Olsid Ferataj e anuloi duke e konsideruar si faull.

Kontestimet ishin të shumta, megjithatë goli u anulua duke u mbyllur me shifrat 0-0.