HomeKRYESOREPërfundojnë 'pushimet' për Shpëtim Duron, drejt emërimit në krye të skuadrës së...

Përfundojnë ‘pushimet’ për Shpëtim Duron, drejt emërimit në krye të skuadrës së njohur

U largua nga Laçi, por Shpëtim Duro duket se nuk ka shumë kohë në dispozicon për të pushuar. Trajneri i njohur kryeqytetas thirret në apel përtej kufijve shqiptarë gjeografikisht, por ç’është e vërteta në një skuadër me gjak kuqezi.

Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës që pas shkarkimit të Artim Shaqirit, është gati të lidhë një marrëveshje me Duron. Tekniku i njohur e ka drejtuar edhe më parë skuadrën tetovare dhe sipas “Open TV”, në klub do të nisë një erë e re.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Duros, teksa nuk është çudi nëse do ta shohim sërish në krye të ekipit shqiptar. Kujtojmë që 62-vjeçari u shkarkua nga pankina e Laçit për mungesë rezultatesh.

Gjithsesi do te jene ditet ne vijim qe do te percaktojne me shume gjera ne lidhje me kete emerim apo jo. Shkendija e Tetoves eshte ne fazen e ndryshimeve totale pas emerimit te drejtuesve te rinj dhe pikerisht nga kjo mund te perfitoje Shpetim Duro per t’u rikthyer edhe njehere ne krye te kesaj skuadre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments