Një ndeshje spektakolare në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit ku nuk munguan disa episode pikante. “Panorama Sport” sjell për ju atë që nuk u pa në TV nga kjo sfidë.

* I çuditshëm fakti se një nga titullarët e zakonshëm të Kukësit, Edison Ndreca, nuk figuron në protokollin e ndeshjes. Mbrojtësi pritej në fushë, ndërsa duket se ndonjë shqetësim shëndetësor e ka lënë jashtë takimit.

* Kristi Qarri debuton në kampionat si titullar me Vllazninë para syve të tifozërisë shkodrane.

* Dyshja kuksiane, Edison Ndreca dhe Fluturim Domi, preferojnë ta ndjekin ndeshjen nga tribuna e gazetarëve.

* Drejtori teknik i Kukësit, Pero Pejiç, në një moment shndërrohet në “trajner”, duke dalë nga pankina e duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij.

* Brdariç proteston sërish dhe aty afër tij gjendet Gj.Taipi i Kukësit, i cili qesh dhe në një moment trajneri gjerman e kap me dy duar nga faqet me humor.

* Stafi teknik i Vllaznisë “shpërthen” në një moment kundër Jorgjit. Arbitri elbasanas, sipas tyre, gaboi në një faull në favor të kuqebluve.

* Ka të qeshura në stadium pasi në një moment, arbitrit Jorgji i ngatërrohen këmbët dhe rrëzohet në fushë.

* Një përqafim shumë i ngrohtë mes trajnerit të portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, dhe portierit të ri Kristi Qarri në përfundim të 45- minutëshit të parë. Kjo, për të vlerësuar paraqitjen e 20- vjeçarit, si edhe për t’i dhënë atij kurajën e duhur.

* Brdariç dhe Longo gjithmonë aktivë dhe në këmbë duke dhënë këshilla për lojtarët e tyre.

* Momente paniku pas një përplasjeje kokë më kokë mes Lulajt dhe Da Silvës. Mbrojtësi Lulaj përfundon i fashuar në kokë.

* Tafas, pasi shpëton një rast goli, shpërthen ndaj shokut të tij të skuadrës, Peposhi, duke i bërtitur dhe shtyrë nga fanella.

* “Shkëndija” mes Latifit dhe Hoxhajt. Vlonjati merr topin për të gjuajtur një goditje dënimi. Kapiteni Gurishta vendos rregull duke i lënë topin dhe gjuajtjen lojtarit nga Prishtina.

* Mbrojtësi i Vllaznisë, Hakaj, konfrontohet në distancë me Sh.Taipin. Pastaj polemika e tij kalon kundrejt portierit Tafas