Bylis dhe Elbasani jane ndeshur sot pasdite ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit dhe gjithçka ne kete ballafaqim ne mes dy ekipeve me te mira te kategorise se pare eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.

Per presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj, te dy keto ekipe e meritojne ngjitjen ne Superlige sepse jane me te mirat e kategorise ku ato luajne. Por nga ana tjeter, numri 1 i klubit ballshiot ka dhene edhe nje deklarata shume interesante duke vleresuar skuadren e tij.

“Edhe sot e them që gara është ende e hapur, kemi dhe një fazë për të luajtur. Janë edhe 12 ndeshje në fazën e 3-të. Matematika është ende në lojë. Unë ekipit i them se Bylisi në Kategorinë e Parë është si Real Madrid. Luajmë vetëm për të fituar dhe në çdo ndeshje shkojmë për këtë motiv.

Ballshi është në qytet i vogël dhe mundësitë për t’u përballur me Superligën janë të vogla. Të përballemi me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë është shumë e vështirë, por kur luajmë në Kategorinë e Parë mundësitë për të fituar janë më të mëdha dhe e përballojmë më lehtë.

Po duhet të pranojmë se Bylis dhe Elbasani kanë bërë më mirë se ekipet e tjera. Kjo nuk do të thotë se kemi bërë mirë tani dhe mund të bëjmë mirë edhe në fazën e tretë. Faza e 3-të mbetet për t’u parë, pasi edhe Flamurtari është po aty bashkë me Vorën dhe do të luftojmë të 4 ekipet sëbashku”.