Fitorja ndaj Goga Basket mbremjen e djeshme padyshim qe e ka gezuar shume dhe kjo eshte pare qarte tek presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi. Ne nje prononcim te dhene per mediat pas ndeshjes, ai ka folur jo vetem per kete ndeshje, por edhe per merkaton dhe objektivat e ekipit ne fazen e dyte te kampionatit.

“Mendoj se ishte nje ndeshje e bukur dhe ne u kenaqem te gjithe me kete fitore, aq me teper qe ishte ndeshja e fundit e fazes se pare dhe ajo i konsolidon mire pozitat e ekipit ne renditje. Normalisht gjate ketij sezoni kemi patur edhe ndeshje te tjera te bukura, por kemi patur edhe ndeshje jo te mira.

Duhet kuptuar diçka se ne po mundohemi te bejme me te miren per Vllaznine per te arritur ato objektivat qe kemi vendosur. Gjate rruges jane bere disa ndryshime siç e keni pare edhe ju qe eshte ndryshuar edhe trajneri. Maredhenia me trajnerin e vjeter ishte nje proces qe u ezauru ne njefare forme dhe preferuam qe te marrim nje trajner tjeter,

Me kete te fundit atmosfera ne ekip ka ndryshuar ne menyre rrenjesore, lojtaret jane me te motivuar, po punohet shume ne grup dhe besoj se tani po bejme edhe lojera me te bukura dhe prandaj jam optimist se do te ecim ne kete rruge dhe do i arrijme objektivat qe kemi. Ne synojme titullin dhe do te luftojme deri ne fund. E rendesishme eshte qe te behen lojera te bukura, spektatori te jete i kenaqur sepse ne fakt ne i degjojme shume verejtjet e spektatoreve por gjithçka eshte nje proces qe nuk eshte i lehte dhe me ndihmen e Zotit besoj se te gjithe bashke do ia dalim”- ka thene ai.

Presidenti Xhaferi nderkohe ka folur edhe per merkaton per te cilen ka deklaruar: “Se pari dua te njoftoj se maredhenia me njerin nga lojtaret, pikerisht Nick Evans, tashme eshte nderprere dhe tashme sigurisht qe do te hyjme ne merkato per fazen e dyte, do hyjme fuqishem dhe do plotesohen ato vende vakante per te cilat ka nevoje ekipi ne menyre qe ai te jete shume konkurrues ne fazen e dyte te kampionatit.

Ne bashkepunim edhe me trajnerin po shohim te gjitha mundesite per ta forcuar skuadren dhe ende nuk mund te them nese do te kete apo jo largime te tjera”.
www.shkodrasport.com