Bylis dhe Vllaznia është një nga sfidat e ditës së sotme të Kupës së Shqipërisë që do të luhet në orën 13:00.
Ky takim është i vlefshëm për ndeshjen e parë të turit të dytë, ndërsa konsiderohet i rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Mirel Josa dhe Arian Bellai kanë vendosur se cilët do të jenë edhe lojtarët titullarë që do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar këtë duel, ndërsa kanë shuar kështu çdo dyshim për formacionin që do të hedhin në fushën e lojës.
Skuadra shkodrane ka disa ndryshime ne formacion duke filluar nga porta ku kete here do te jete Qarri. Katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Smajli, Juriç, Gurishta dhe Hakaj ndersa ne mesfushe do te luajme Alivoda, Jonuzi dhe Heriç.
Ndryshime edhe ne sulm ku pas golit me Partizanin, Çoba eshte preferuar titullar edhe sot bashke me Hoxhajn e Kainen.