Prishtina ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin e saj të parë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Ipko Superliga kanë përballë modestët nga San Marino, Folgore.

Pritshmëritë janë sigurisht maksimale dhe pritet kualifikimi i ekipit shqiptar që më pas do të ndeshej në finalen e këtij raundi me çiftin e Torshvan-Inter Club Escalantde.

Ndeshjet do të zhvillohen në Ishujt Faroe, teksa takimet gjysmëfinale do të luhen më datë 22 qershor, ndërsa finalja 3 ditë më pas, më datë 25 qershor. /VipSport/