...
HomeFUTBOLLRekord me Ilir DAJËN në krye, Ballkani mbush arkën në Europë

Rekord me Ilir DAJËN në krye, Ballkani mbush arkën në Europë

Ballkani shkruajti dje historinë në futbollin kosovar. Kjo pasi u bë klubi i parë që përfaqëson Kosovën dhe arrin në fazën “play-off” të një kompeticioni europian. Pasi kaloi Klasvik përmes penallti, kampionët e Superligës së Kosovës do përballen me Shkupin në fazën finale të “play-off”(Conference League).

Ky rrugëtim me Ilir Dajën në krye i ka siguruar Ballkanit të paktën 1 milion e 690 mijë euro nga UEFA. Kjo dhe nëse mposhtet nga Shkupi. Në të kundërt të ardhurat do shtohen. Ky vit futbollistik është historik për Ballkanin, që mund të përfaqësojë futbollin e Kosovës dhe jo vetëm në Europë, përmes lojtarëve të shumtë shqiptar.

Kujtojmë se Ilir Daja mori drejtimin e Ballkanit në janar, duke arritur fillimisht t’i japë “portokallinjve” titullin e parë në historinë e tyre. Më pas rrugëtimin europian e nisën në turin e parë të Champion League, ku u eleminuan nga Zalgiris.

Gjithçka ka ecur mbarë deri në Conference League, pasi ka triumfuar kundër La Fioritas dhe Klasvikut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.