Real Madridi do të vazhdojë t’i jap prioritet në vitin 2024 transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies. “Los Blancos” e kanë ndjekur reprezentuesin kanadez që nga fillimi i sezonit, pasi kontrata e tij me Bayernin skadon në vitin 2025.
Të dyja klubet janë duke pritur vendimin e Davies, teksa bisedimet për zgjatjen e kontratës së 23-vjeçarit besohet se kanë ngecur.
Marrëveshja e mëparshme e Bayernit për një pagë prej 12 milionë eurosh ka mbetur pezull sipas ekspertit të Bundesligas, Christian Falk, dhe Real Madridi po synon të shfrytëzojë miqësinë e David Alabas me Davies, që të realizojnë transferimin.
Real Madridi ka punuar me kujdes për t’u siguruar që lojtarët të mos kenë probleme dhe të kualifikohen si lojtar brenda BE-së, siç ishte rasti me Jude Bellingham për shkak të prejardhjes së tij irlandeze.
Kombësia e përbashkët kanadeze dhe liberiane e Daviesit i lehtëson atij kalimin në Spanjë, nëpërmjet Marrëveshjes së Cotonou-së midis BE-së dhe 78 vendeve afrikane, Karaibe dhe Paqësorit, e cila i mundëson atij të zërë një vend në ekip si lojtar i BE-së.
Davies u transferua tek Bayerni në vitin 2019 nga ekipi amerikan Vancouver për shumën e 14 milionë eurove dhe deri më tani ka 28 asistime dhe tetë gola të shënuar./Telegrafi/