Mbrojtësi i Real Madrid-it, Toni Rudiger, nuk e konsideron aspak të rrezikshëm Manchester City-n pas barazimit të mbrëmshëm.

Skuadra e Pep Guardiola-s barazoi 1-1 ndaj Real Madrid-it në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Rudiger ishte i jashtëzakonshëm atë natë dhe tha pas ndeshjes: “Manchester City nuk ishte i rrezikshëm. Ata e mbajtën shumë topin dhe ne e dinim që do të ndodhte, por ata nuk ishin veçanërisht të rrezikshëm.

“Goli i tyre erdhi nga cilësia e Kevin De Bruyne.

“Manchester City shënoi vetëm vonë në ndeshje, kështu që ne ndjemë se mund të kishim shënuar më shumë gola pa shumë probleme.

“Ndeshja është plotësisht e hapur, kështu që ne udhëtojmë në Mançester me shumë besim te vetja”.