Në fitoren 4-1 ndaj Lacios, dy mbrojtësit e krahut të Napolit, Hysaj dhe Mario Rui, kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe kanë marrë komplimente të pafundme, si dhe vlerësim maksimal nga shtypi sportiv.

Mbrojtësi shkodran veçanërisht duket se ka bërë ndeshjen më të mirë të sezonit.

“IL MATTINO” shkruan për të: “Hysaj është për notën 8. Nuk ndalet gjatë gjithë kohës dhe lëviz shumë shpejt e me ide impresionuse.

Milinkoviç-Saviç e mban të karikuar në pjesën e parë, por më pas nuk e kupton ku është lojtari i Lacios”.

“CORRIERE DELLO SPORT” e vlerëson me notën 6.5 dhe shkruan: “Napoli e bën lojën nga krahu i tij dhe Hysaj nuk ndalet kurrë”.

Po ashtu, edhe “GAZZETTA DELLO SPORT” ka një vlerësim të mirë për mbrojtësin shkodran, ashtu si dhe për mbrojtësin e krahut të majtë, Mario Rui. /Vipsport/