Kanë nisur sot ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit kombëtar të moshave dhe në Shkodër po luhet në këto momente takimi i 17 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe ekipit kryeqytetas të Akademisë së Futbollit.

40 minutat e para janë dominuar nga futbollistët shkodranë të cilët e kanë fituar këtë pjesë me rezultatin 1-0.

Autor i të vetmit gol për kuqeblutë ka qenë sulmuesi Sindrit Barbullushi.

Vllaznia U-17 ndodhet në vendin e parë në renditje dhe padyshim që do të kërkojë ta mbajë deri në fund atë në mënyrë.

Por pikësëpari i duhet të fitojë sot dhe për këtë, jo vetëm të ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë por edhe ta thellojë atë.
www.shkodrasport.com