Mesfushori shkodran Erdis Kraja si duket do të nisë një tjetër aventurë në Itali. Mesfushori i Kombëtares Shpresa do të luajë sezonin e ri për ekipin e Peskarës.

Ai do të huazohet nga Atalanta, e cila disponon kartonin e tij. Pas aventurës me Palermon dhe aktivizimit me Groseton dhe Lekon, Kraja do të bëhet gati sezonin e ri që të huazohet te Peskara.

Shqiptari është 21 vjeç dhe luan në qendër të mesfushës. Cilesite e tij duken te mira dhe jo me kote tek Atalanta kerkojne te mbajne kartonin e ti serish, por vetem duan ta huazojne, me shpresen se karriera e tij do te vije ne rritje.

Nga kjo mund te perfitojne ose nga ana financiare duke e shitur, ose mund ta rikthejne serish ne skuadren e tyre per te dhene me te miren sepse cilesite i ka dhe kete e ka treguar edhe me Akademine e Atalantes ku ka luajtur per disa vite me rradhe.