Kombëtarja e 15-vjeçarëve, që drejtohet nga Eqerem Memushi do të ketë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës në data 3 dhe 5 Maj në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tekniku vlonjat ka dalë para mediave dhe ka folur për listën e futbollistëve që ka grumbulluar dhe objektivat e ekipit.

Cilat janë synimet e Kombëtares suaj në këto ndeshje miqësore?

Përveç takimeve me Kosovën, kemi edhe dy ndeshje te tjera ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe do të jenë teste që shërbejnë për të zgjedhur lojtarët. Dy sfidat e para me Kosovën, janë mjaft të rëndësishme.

Keni zhvilluar një tur të gjatë seleksionimi, si do të jetë e ardhmja e ekipit që drejtoni?

Kam qenë gjithë kohën koherent me kampionatin vendas, por edhe atë jashtë. Mund edhe të bëjmë gabime, por ato janë minimale. Kjo moshë ëhstë pak delikate, pasi çdo lojtar pëson ndryshme të shpejta dhe ky është problemi. Aktualisht në Kombëtaren U-16 janë 5-6 lojtarë që janë afruar fillimisht nga ne dhe kanë kaluar aty.

Si janë marrëdhëniet me Federatën e Kosovës?

Janë shumë të mira dhe mendoj se futbollistët zgjedhin vetë në bazë të dëshirës se me kë Kombëtare duan të luajnë. Kemi lojtarë nga Kosova që kanë ardhur me dëshirë në ekipin që unë drejtoj. Madje i kemi bërë ftesë edhe një tjetër lojtari nga Kosova dhe ai e ka pranuar.

Mustedanagic ka premtuar se e ardhmja do të jetë e ndritur…

Si po vjen kha, secili do të përfaqësojë fanellën e vendit të tij dhe çdo lojtar që bëhet pjesë e Kombëtares, ka përgjegjësi të madhe. Klubet duhet t’i japin më shumë prioritet ekipeve zinxhirë dhe duhet bashkëpunim mes zonave sportive në vend në Kombëtares së U-15.

Është Italia vendi ku ka më shumë talente?

Ka shumë, por edhe ne kemi qenë aty për t’i ndjekur nga afër. Italia ka elementë, ashtu si edhe Zvicra ku gjithashtu kemi ndjekur disa futbollistë.

Duket sikur nuk jeni shumë të kënaqur me punën e Akademive ne Shqipëri?

Jo, por mendoj se mund te bëjnë më mirë. Kam grumbulluar edhe lojtarë nga ekipet shqiptare. /EDS/