Nuk ka mrekulli në Izrael. Shqipëria mundet me rezultatin 2-0 dhe veneti të gjitha shpresat për vendin e parë në grupin 1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë paraqiten mirë, por pësojnë nga një gol në çdo pjesë duke u dorëzuar edhe pse në një ndeshje ku humbja nuk u meritua aspak.

Rregulli i pashkruar i futbollit u vërteta dhe një herë, kur pas një rasti të humbur nga Shqipërisë, erdhi dhe goli i vendasve. Ishte portieri i Izraelit që hodhi një top të gjatë nga rivënia fundore dhe Hemed përfitoi maksimalisht nga përgjumja e mbrojtjes së Shqipërisë, por dhe dalja jo e mirë e Strakoshës, duke shënuar golin e avantazhit për të tijtë.

Pas këtij momenti loja foli për kuqezinjtë, që zhvilluan një lojë deri diku të kënaqshme, por pa mundur që të finalizonin dhe për meritë të portierit Harush. Disa raste të Balajt dhe Uzunit nuk mjaftuan për të gjetur golin e barazimit.

Edhe në pjesën e dytë ishin të besuarit e Panuccit, të cilët kontrolluan lojën, por vendasit ishin të vendosur mirë dhe nuk krijonin shumë hapësira pas. Kur Shqipëria po kërkonte në çdo mënyrë golin erdhi dhe dyfishimi i rezultatit. Një tentativë e befasishme e Sabas, u devijua lehtë nga Gjimshiti dhe përfundoi në rrjetë.

Shqipëria mbetet në vendin e fundit me tre pikë dhe do të luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve me Skocinë, ku do të kërkojë të evitojë vendin e fundit në grup. Izraeli shkon në kuotën e 6 pikëve./sport-ekspres/

Liga e Kombeve, e diel, 20:45,
Stadiumi “Yaakov Turner Toto”, Liga C
Izrael 2-0 Shqipëri
Shënues: Hemed 8′, Saba 83′