Ish- kapiteni i Vllaznise qe nga janari “ka nisur luften” me ish- trajnerin e kesaj skuadre Ernest Gjoka.

Mbase, injorimi qe ky i fundit i ka bere emrit te tij per merkaton e janarit, e ka nxehur ate.

Ndriçim Shtubina edhe njehere tjeter, ka vendosur te flase ne lidhje me kete çeshtje, duke thene:

“Kjo ka nisur pas një deklaratë të tij kur është pyetur në janar për emra të merkatos dhe emri im është anashkaluar.

Si ka mundësi që një trajner anashkalon një lojtar, një ish-kapiten të asaj skuadre, pa pasur një marrëdhënie të keqe me të?

Unë e kam njohur shumë mirë atë person dhe shumë njerëz në janar kur kam folur më kanë kritikuar, më kanë paragjykuar që ky ka ikur nga Vllaznia po flet keq për stafin dhe lojtarët që po vijnë.

Kam thënë se ky trajner të ketë kujdes me lojtarët që po sjell sepse gjysma nuk janë për Vllazninë.

Fjalët e mia janë të dokumentuara. Njerëzit ndoshta nuk kanë besuar. Po shihja lojtarët dhe i kam njohur, pasi në kampionatin shqiptarët luajnë.

Ka disa vite që luaj këtu dhe të paktën Gjoka nuk ka luajtur sport sa unë. Unë ndoshta mundem ta njoh më shumë futbollin se ai.

Nuk mundet të bëjë çfarë të dojë, sidomos me Vllazninë, që është më e madhe se kushdo.

Jam kurioz kush e ka sjellë dhe kush i ka dhënë aq dorë të lirë? Formacioni nuk ndryshohej asnjë ndeshje, edhe pse Vllaznia humbiste.

Prit se po fitojmë, prit se po shpëtojmë. Kush është Gjoka me e hedh Vllazninë në kategori të dytë.

Nuk jam dakord as me drejtuesit që e kanë lënë kaq të lirë. I janë plotësuar kushtet, rroga 7 milionë lekë.

Kush i merr aq? Nuk i marrin as në Korçë. Vjen Gjoka i merr në Shkodër. Ne kemi luajtur edhe pa rroga.

Ku dështoi Gjoka? Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë ka humbur 6 ndeshje, prap duhet të luajë ai?

Unë nëse luaj keq do dal jashtë, vetë do ja kërkoj trajnerit. Ishte Cungu dhe sa bënte një humbje e kritikonin, çfarë duhet t’i bëjmë tani Gjokës që e hodhi në të dytën? Këtij i janë plotësuat të gjithë kushtet, 2-3 ditë grumbullim para ndeshjes, premio e gjera te tjera por asgje nuk beri”.