Ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, aktualisht pjesë e Laçit, ka qenë një ndër të parët futbollistë që pas largimit nga Shkodra në verën e vitit të kaluar, parashikoi një të ardhme të zymtë në klubin kuqeblu edhe për sezonin 2017-2018.

Në javën e fundit, Shtubina luajti si kundërshtar në “Loro Boriçi” me fanellën e Laçit, duke pasur jo pak përplasje në fushë pas pretendimit të një penalltie.

Dje, shkodrani sqaroi për “Panorama Sport” të gjitha polemikat e asaj ndeshjeje.

Ndriçim, keni qenë ndër të parët kur jeni larguar nga Vllaznia që keni deklaruar se klubi do të jetë për mbijetesë deri në fund…?

Kjo nuk ka patur lidhje me largimin tim, por me mënyrën se si po “gatuhej” sërish Vllaznia e sezonit 2017-2018.

Në atë periudhë unë nuk shikoja se kjo Vllazni do të shkonte lart në tabelën e klasifikimit. Ishin shumë arsye që të çonin në një mendim të tillë.

Çfare ndodhi mes jush dhe disa futbollisteve te Vllaznise ne ndeshjen e fundit?

-Asgje e veçante. U provokova nga ata qe me kane pare nga stadiumi duke luajtur per Vllaznine.