Reshjet e shiut kanë nisur të “pushtojnë” Shqipërinë ditët e fundit. Kështu, në qytetin e Shkodrës, shiu i madh ka rënë në komplet qytetin, si edhe në disa fusha sportive, duke bërë të pamundur që ditën e sotme të luheshin disa sfida moshash.

Kështu, me miratimin nga ana e FSHF, janë anulluar disa ndeshje, duke nisur nga grupmoshat U19: Shkodra-Shënkolli dhe Murlani-Basania.

Për të kaluar më pas tek moshat më të vogla: Murlani-Basania për U17 dhe për kampionatin U16 të femrave Murlani-Kinostudio.

Ndeshje të anulluara ka pasur edhe tek grupmoshat U15, me Basania-Partizani dhe Shënkolli-Vllaznia, që nuk janë luajtur fare. Këto janë ndeshjet që ditën e sotme nuk mund të zhvilloheshin dot prej reshjeve të shiut dhe për këto takime do të përcaktohet një datë tjetër.

Maringlen ZHIVANI