Besa do të luajë një ndeshje tepër delikate përballë Vllaznisë B, e vlefshme për grupin e mbijetesës në Kategorinë e Parë.

Trajneri i Besës, Bledar Sinella është shprehur se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore në këtë takim, pasi kualitetet janë për të arritur atë rezultat.

“Kjo ndeshje është përgatitur ashtu si çdo ndeshje tjetër futbolli dhe ka rëndësinë e vet pasi është finale.

Kam bindjen se do ta kalojmë me sukses dhe këtë bindje e mbështes tek vlerat e këtij grupi.

Jemi një skuadër e plotë me kontigjent të plotë. Nuk më mungon asnjë lojtar dhe gjendja është optimale.

Ne luajmë për fitore dhe kam bindje se ky grup i ka aftësitë për të marrë 3 pikët e radhës”, u shpreh Sinella. /Vipsport/