Luis Paulo Silva Junior është bashkuar me Skënderbeun. Mbrojtësi brazilian ka luajtur në huazim te Burreli, ndërsa korçarët e bënë të vetin 22 vjeçarin në janarin e këtij viti.

I pozicionuar në qendër të mbrojtjes, Junior është një njohës i mirë i Kategorisë së Parë, aty ku ka luajtur sezonin e fundit. Tanimë me Memellin në stol Skënderbeu kërkon të jetë protagonist për ringjitjen e të tijve në elitë.

Kujtojmë se Ruçi, Rapo apo edhe Prençi janë emrat që janë konfirmuar te bardhekuqtë për sezonin e ri. Megjithate trajneri Memelli pret edhe perforcime te tjera sepse kampionati i kategorise se pare sivjet do kete shume konkurrence.

Per kete arsye, atij i duhen sa me shume futbolliste cilesore ne dispozicion. Ne ditet ne vijim tek korçaret mund te vijne edhe te tjere lojtare te cilet do ta kompletonin organiken e tyre.