Mbrëmë “Shkodra Sport” hapi sondazhin për të pyetur lexuesit e saj se si e gjykonin punën e trajnerit Mirsad Jonuz tek Vllaznia? Pikërisht e këtij trajner që në fillim të sezonit u konsiderua nga shumëkussh si “blerjen më të mirë të kuqebluve”, ndërkohë që në javët e fundit në adresë të tij nuk kanë munguar edhe kritikat.

Sondazhi është lënë i hapur 24 orë dhe është mbyllur pak minuta më parë. Në të kanë votuar 590 vetë, ndërkohë që ka patur edhe 19 komente të lexuesve tanë.

Ajo që të bën përshtypje është se shumica e atyre që kanë votuar, konkretisht 77 për qind e kanë vlerësuar si shumë të mirë punën e trajnerit Mirsad Jonuz.

Nga ana tjetër, 23 për qind e lexuesve dhe e votuesve e kanë konsideruar jo të mirë punën e trajnerit aktual të Vllaznisë.

Një sondazh i tillë në njëfarë mënyre, e vlerëson si pozitive punën e ish- trajnerit të kombëtares maqedonase në krye të Vllaznisë, ndonëse ajo ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes. Më poshtë keni edhe sondazhin e “Shkodra Sport” dhe rezultatet e tij:
© shkodrasport.com