Sot mbush 23 vjeç por nga eksperienca e madhe ne ring, duket se ka nje jete te tere qe merret me boks. E kemi fjalen per boksierin shkodran Arjon Kajoshi i cili sot feston ditelindjen.

Nje moment i veçante por qe i vjen ne nje “moment te papershtatshem” shume sepse aktualisht sportisti i Vllaznise nuk e ka shume mendjen tek torta e ditelindjes apo urimet e saj.

Kjo ngaqe ai eshte duke u pergatitur intensivisht per ndeshjen e tij te pare si boksier profesionist, ate qe do te zhvilloje pasditen e se shtunes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Perballe tij ne ring do te jete nje boksier nga Bosnja dhe padyshim qe Kajoshi eshte pergatitur per ta fituar kete ndeshje dhe per ta nisur mbare karrieren e tij si profesionist.

23 vjeçari shkodran eshte nje nder boksieret me te talentuar te Shqiperise keto vitet e fundit dhe ka nje te ardhme te sigurte ne kete sport. Mbase ditelindjen e ardhshme ai do ta festoje ne Amerike sepse pritet t’i hapen dyer te reja ne boksin profesionist. Gazeta “Shkodra Sport” e uron Kajoshin per ditelindjen dhe mbaresi ne karrieren e tij sportive.
www.shkodrasport.com