Si arrijnë t’i menaxhojnë trajnerët ndeshjet? Rregulli i ri me pesë zëvendësime në një ndeshje në fakt ka përmbysur konceptin e menaxhimit të lojës nga trajnerët.

Kalimi nga mundësia për të bërë tre zëvendësime, në mundësinë për të bërë pesë në një sfidë, ka bërë që trajnerët të jenë në gjendje të ndryshojnë gjysmën e lojtarëve të formacionit.

Dhe menaxhimi i kohës ka ndryshuar gjithashtu: menaxhimi i tre zëvendësimeve plus bonusi i intervalit është një tjetër risi që ka ndryshuar ekuilibrin e vendimeve në stol. Sipas vëzhgimit të realizuar nga Departamenti i Analizës në FSHF, këto rezultate gjenden në menaxhimin e zëvendësimeve gjatë ndeshjeve të kampionatit tonë.

Siç mund ta shihni në tabelën e mësipërme, ndryshimi i qartë midis zëvendësimeve të bëra nga trajnerë të ndryshëm (disa skuadra kanë pasur më shumë se një këtë sezon) nuk korrespondon me renditjen aktuale të kampionatit.

Prandaj mund të thuhet se sasia e zëvendësimeve nuk ndikon në fitimin e ndeshjes, por sigurisht cilësia e zëvendësimeve është vendimtare në historinë e një ndeshjeje.

Siç shikohet edhe nga tabela e meposhtme, Vllaznia eshte nje prej kater skuadrave te cilat kane bere me pak zevendesime se te tjeret. Shkodranet ne 24 ndeshje kane kryer 80 zevendesime, pra me nje mesatare prej 3.33 zevendesimesh per ndeshje. Qe do te thote se per ta duket se nuk ka qene i nevojshme rregulli i ri me 5 zevendesime.