Sylvinho fton ish-futbollistin e Tiranës.

Trajneri brazilian po përgatit debutimin e tij në stolin e Kombëtares Shqiptare, i planifikuar për më 27 mars ndaj Polonisë në Varshavë.

Në pritje të zyrtarizmit të listës, duket se tekniku brazilian ka ndarë mendjen për një pjesë të madhe të futbollistëve që do të grumbullojë. Disave madje u ka dërguar edhe ftesat.

Njëri prej tyre është ish-sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, i cili aktualisht luan me ukrainasit e Vorskla Poltavës. Kanë qenë këta të fundit, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë zbuluar ftesën e Sylvinhos për sulmuesin Seferi.