Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta merr dritën jeshile për stadiumin, ja kur luhet në 'Niko Dovana'

Teuta merr dritën jeshile për stadiumin, ja kur luhet në ‘Niko Dovana’

Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës i është nënshtruar një rikonstruksioni në tapetin e blertë. Prej shtatorit të vitit të shkuar, skuadra e Teutës nuk i ka zhvilluar ndeshjet në fushën e vet, duke pasur ndikim në rezultatet e skuadrës.

Tanimë duket se është dhënë “ok” nga ekspertët e barit, me ekipin e Renato Arapit që brenda këtij muaji do mund të luajë në stadiumin e vet.

Ngrohja e motit me disa gradë ka ndikuar për mirë në rrënjët e barit dhe sipas specialistëve për tre javë skuadra do mund të luajë ndeshjet si vendase në Durrës.

Megjithate duhet pritur caktimi i dates perfundimtare nga specialistet, per te mesuar edhe se ne cilen ndeshje do te rikthehen “djemte e detit” te luajne ne shtepine e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments