Dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, edhe njëherë do të luftojnë për çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”, kush do ta fitojë, mbetet për t’u parë.

Në anketën e prestigjiozes spanjolle, “As”, se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’ për vitin 2017, tifozët kanë votuar më shumë për sulmuesin portugez të Real Madridit.

Prej gjthë të anketuarëve, 29.747 votues mendojnë se portugezi do të fitojë ‘Topin e Artë’, pra 54.43%, derisa 36.85% apo 20. 140 votues, mendojnë se Messi duhet të shpallet më i miri për vitin që po lëmë pas. Befasia e tifozëve është mesfushori i Realit, Isco Alarcon, i cili është renditur i treti.

Në listën e të përditshmës madrilène “AS”, ishin të gjithë futbollistët e nominuar për “Topin e Artë”, listë kjo që do të shkurtohet ditën e enjte, kur edhe do të ndahet ‘Topi i Artë’.