Një tjetër lajm i bujshëm ka tronditur tifozët e Interit. Pas Lukakut, edhe Lautaro Martinez, pritet t’i japë duart kampionëve të Italisë.

Sipas mediat prestigjioze britanike “The Times”, Totenhemi ka arritur akordin me sulmuesin argjentinas, teksa “gjelat” e Londrës, do të paguajnë plot 70 milionë euro për shërbimet e “demit” zikaltër.

Në garë për Lautaron ishte edhe Arsenalin, por rivalët londinez thuhet se kanë fituar garën. Martinez në sezonin e fundit shkëlqeu duke shënuar 19 gola dhe duke dhuruar 11 asiste, duke u shndërruar në një yll te Interi.