Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e pestë, edhe pse me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të katërt. Gjithçka u vendos nga diferenca e golave në katër ndeshjet e zhvilluara mes tyre (KukësiVllaznia 2-0, Vllaznia-Kukësi 1-1, Kukësi-Vllaznia 0-0, VllazniaKukësi 2-1).

Pra, një gol bëri diferencën për t’i dhënë ekipit verilindor një vend më lart në renditje. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka një shans të fundit për të shpëtuar sezonin dhe për më tepër ta mbyllë me trofe. Të martën ndaj Laçit kuqeblutë luajnë finalen e Kupës dhe u duhet fitorja me çdo kusht për të qenë në Europë.

Pas ndeshjes me Kastriotin, skuadra është OK dhe pavarësisht një problemi fizik që ka shfaqur kapiteni Gurishta, sërish ai do të jetë i gatshëm. Edhe sulmuesi maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç, i eshte bashkuar ekipit ne stervitje por nuk dihet ende nese do te jete i gatshem per loje.

Vllaznia eshte e vendosur per te kerkuar fitoren e Kupes se Shqiperise edhe per kete sezon, çka do te ishte i dyti rradhazi, gje qe nuk i kishte ndodhur asnjehere me pare ne historine e saj.