Kategoria e dyte po shkon drejt fundit dhe neser Terbuni mund te zyrtarizoje ngjitjen nje kategori me lart. Ne perballjen qe do te kete ne Puke ndaj “Vllaznia B” i mjafton vetem nje pike dhe te gjithe pukjanet jane duke menduar per festen pas ndeshjes.

Por nderkohe nga kampi shkodran bejne thirrje per kujdes sepse jane 90 minuta te cilat mund te dhurojne çdo rezultat dhe ka qene trajneri Ervis Kraja qe ka deklaruar se ekipi i tij do te kete edhe perforcime nga ekipi i pare per kete sfide.

“Ne e kemi vlerësuar shumë transfertën tonë në Pukë dhe ndaj Tërbunit të dielën do të kemi 5 përforcime nga skuadra e parë e Vllaznisë: Kruja, Pusi, Gurishta, Krymi dhe Hajdari. Pa harruar edhe pjesën tjetër që ka Vllaznia B, me Borshin, Ruçin e disa të tjerë lojtarë titullarë të këtij sezoni. Uroj që kjo ndeshje të ketë vëmendjen e duhur në të gjitha drejtimet”, shprehet Kraja.

Më tej ai ka shtuar: “Ky vlerësim i yni nuk do të thotë se jemi armiq me Tërbunin. Do të shkojmë për të luajtur një derbi të pastërt e të bukur dhe në fund të fitojë më i miri. Skuadra pukjane është një hap drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, por ne nuk e mbivlerësojmë. Shpresoj që të ketë shumë tifozë pukjanë në këtë sfidë dhe pres një ndeshje shumë të bukur”.