Napoli dhe Elseid Hysaj megjithëse nuk kanë rinovuar ende kontratën, që përfundon në verë, kanë gjetur qetësinë në fushë. Hysaj këtë sezon është spostuar nga trajneri Gattuso në të majtë të difensivës dhe po bën shumë mirë.

Ndërkohë, së fundmi për mbrojtësin ka folur ish-zëvendës trajneri i Gianni De Biasit të Shqipëria, Paolo Tramezzani. Ai ka elozhe për Hysajn, por vë në dukje hezitimin e kapitenit kuqezi për të marrë fundoren, ndryshe nga mbrojtësit e tjerë të krahut në Europë.

“Duke pasur mesfushorë që shoqërojnë aksionin, Napoli ka nevojë për më shumë mbulim në mbrojtje. Hysaj ju jep më shumë mbulim, por nuk ka të njëjtën shtytje në ofensivë si të huajt e tjerë dhe vështirë se shkon deri në fundore.

Besoj se Gattuso sheh te Hysaj si lojtari, i cili mund të përdoret në shumë pozicione, shumë fleksibël dhe i mirë”, u shpreh Tramezzani. /abcnews/