E çuditshme, por e vërtetë. Migen Memellit i del emri në “skenë” në Fier.

Nuk ka as një javë që u largua nga Korça dhe ka shumë të ngjarë që këto ditë të ulet me drejtuesit bardhejeshilë për të folur për rolin e trajnerit.

Nuk mund të themi që ka diçka konkrete, por nëse ndodh, do t’i duhet që direkt të përballet me ish-ekipin.

FSHF-ja ka përcaktuar axhendën për ndeshjen e prapambetur, atë mes Apoloninë me Skënderbeun.

Do të luhet më 4 dhjetor, ora 13:00.