Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur për ndeshjen kualifikuese me Francën, për shkak të vërshëllimave gjatë himnit të “Gjelave”.

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s e ka gjobitur ditën e sotme FSHF-në me 5 mijë euro.

Kujtojmë që tifozët kuqezinj vërshëllyen himnin e Francës pasi në ndeshjen që Shqipëria luajti në “Stade De France”, kampionët e botës ngatërruan himnin tonë.

Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës i UEFA-s vuri të tjera gjoba për FSHF-në, për hedhjen e sendeve në fushë dhe në total shifra që duhet të paguajë Shqipëria është 23.500 euro.