Transferimi i Arturo Vidal te Inter është çështje orësh.

Duke e ditur që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të katalanasve, Ronald Koeman, mesfushori kilen ka rënë dakord me transferimin te skuadra italiane, ku do të gjejë Antonio Conten, me të cilin ka bashkëpunuar te Juventus.

Sipas “Corriere Dello Sport” , Vidal pritet të zbarkojë në Milano të hënën për të nënshkruar kontratën me klubin e Interit.

Mbetet vetëm të mbyllet një marrëveshje simbolike me Barcelonën, ??si transferimi i Ivan Rakitic te Sevilla.