Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet se duke nisur nga fundjava që vjen, në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, sfidat do zhvillohen në orën 15:00 dhe jo në 13:30 siç ka qenë deri në këtë moment, mëson newsport.al.

Një vendim I tillë vjen edhe për faktin se Qeveria shqiptare ka vendosur që prej situatës së covid-19 të shtyjë orarin policer deri në 22:00 të mbrëmjes, nga 20:00 që ishte më herët.

Gjithashtu, organizmi i futbollit ka vendosur që fundjavën e 24 dhe 25 prillit duelet të zhvillohen vetëm të shtunë, pasi në 25 prill mbahen në Shqipëri zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare.

Orari I ri pritet të prekë edhe Superligën, me ndeshjet që nuk do luhen më në orën 13:00. Për javën e 28-të, FSHF nuk ka caktuar ende oraret, ndërsa duelet do zhvillohen të diel në 18 prill.